Telegrafi

Në vendkalimin kufitar Evzoni zbulohen 90 kilogram kanabis në kamionin nga Maqedonia

Siç raporton MIA, me ndihmën e qenve dhe pjesëtarëve të Shërbimit të pavarur për të hyra publike të Greqisë, në vendkalimin kufitar Evzoni, në Kamion që në Greqi ka hyrë nga Maqedonia e Veriut janë zbuluar 90.5 kilogram kanabis.

Kanabisi, sipas mediave greke, ka qenë i paketuar në 88 paketa të fshehura në gomat rezervë nën kamion.

Shoferi i kamionit është arrestuar dhe ndaj tij do të niset procedurë penale./Telegrafi/