Site icon Telegrafi

Në vendkalimin kufitar Deve Bair është privuar nga liria një shtetas turk, për falsifikim të dy kartonave të gjelbërt

Në vendkalimin kufitar Deve Bair, në dalje nga shteti, sot në ora 02:20, nëpunës policior e kanë privuar nga liria A.Ç. (43) nga Republika e Turqisë për shkak se ka paraqitur dy kartona të gjelbër të falsifikuara për një automjet mallrash “DAF” dhe një gjysmërimorkio “Tirsan” me targa kombëtare turke, të cilat ai drejtonte.

Nga MPB-ja kumtuan se gjatë kontrollit të pasaportit dhe kontrolleve tjera është konstatuar se A.Ç. ka dorëzuar dy kartona të gjelbërta të falsifikuara për automjetin e mallrave “DAF” dhe një gjysmërimorkio “Tirsan” me tarfa kombëtare turke.

I njëjti i është dorëzuar nëpunësve policor në Stacionin Policor Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme.

Exit mobile version