Telegrafi

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë zbulohen 13 refugjatë ilegal

Mbrëmë policia kufitare e Maqedonisë ka zbuluar një grup prej 13 refugjatësh ilegal nga Iraku në kamion me targa të Bullgarisë , i drejtuar nga shtetas grek në vendkalimin kufitar Bogorodicë.

Siç informojnë nga MPB, grupi i refugjatëve është zbuluar rreth orës 20:45 në vendkalimin kufitar Bogorodicë, nga ana e nëpunësve policorë, në bashkëveprim me nëpunës kufitar gjatë kontrollit të automjetit me ngarkesë me targa bullgare, e drejtuar nga S.A. (45) nga Greqia.

“Refugjatët janë gjetur në bunker të veçantë në pjesën e përparme të karrocerisë, menjëherë pas kabinës së kamionit. Qendra rajonale për çështje kufitare Jug, pranë Ministrisë për punë të brendshme ka dorëzuar padi penale kundër S.A. deri te Prokuroria themelore publike për krim të organizuar, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerje të vepreës penale “trafikim i refugjatëve”, informojnë nga MPB./Telegrafi/