Komunikacioni në rrugë shtetërore po zhvillohet në rrugë të thata. Është rritur intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane.
Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë për hyrje dhe dalje nga vendi pritet deri më 30 minuta. Siç njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga LAMM rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e vozitjes, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/