Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftoi se në pikat kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet nga 30 deri në 45 minuta për hyrje dhe dalje në vend.
Në pikat e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Përndryshe, komunikacioni po zhvillohet në rrugë të thata.
Nga LAMM rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/