Site icon Telegrafi

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë, deri në 30 minuta pritje

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme dhe kryesisht në rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët shtetërore jashtë zonave urbane është rritur.

Në vendkalimet Tabanoc dhe Bogorodicë, koha e pritjes është rreth 30 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Drejtimi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçicë, është e hapur për qarkullim deri më datë 01.10.2022 për automjete me peshë totale deri në 3.5 tonë.

Nga data 09.08.2022 deri më 20.08.2022, komunikacioni është ndërprerë nga ora 10:00 deri në ora 16:00 për shkak të punimeve ndërtimore (asfaltimi) në udhëkryqin e drejtimit rrugor Mavrovë – Galiçnik R-2238.

Punimet kryhen vetëm në ditë pune.

Exit mobile version