Intensiteti i komunikacioni në rrugët jashtë qyteteve është rritur. Në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Tabanoc dhe Bllacë, pritet prej 30 deri në 60 minuta, në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Nga atje thonë se komunikacioni po zhvillohet në rrugë të thata.
Nga LAMM rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, sidomos nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/