Telegrafi

Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet deri në 30 minuta

Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet deri më 30 minuta, ndërsa vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje.

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informojnë se komunikacioni po zhvillohet në rrugë të thata.

Nga LAMMM rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, veçanërisht nëpër luginat e vendit./Telegrafi/