Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran ka një frekuencë më të madhe të automjeteve dhe koha e pritjes është 50 deri 30 minuta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga policia zyrtare në kalimin kufitar në Bogorodcë thuhet se nga ana e kufirit të Maqedonisë po punon me kapacitet të plotë dhe se të gjitha gjashtë korsi janë lëshuar, por vonesa është nga ana greke dhe shkaqet nuk janë të njohura për momentin. Si rezultat, automjetet janë më të ngadalshme dhe presin për 45 deri në 50 minuta, duke shtuar se me një rrjedhje të tillë të trafikut për gjysmë ore të dy kufijtë kalohen me automjete.
Nga LAMM gjithashtu njoftojnë për rritjen e intensitetit të trafikut në rrugët jashtë zonave të qytetit. /Telegrafi/