Telegrafi

Në vendin ku lindi futbolli: Dhunë, futje në stadium pa bileta, racizëm, rrahje të tifozëve kundërshtar dhe gjithçka tjetër

Tifozët e Anglisë po kritikohen në masë të madhe për sjelljen që kishin para dhe pas finales së Euro 2020.

Para fillimit të ndeshjes, përkrahësit e Tre Luanëve filluan të përleshen mes vete, derisa u dashtë që të ndërhynte policia për të shpërndarë turmat.

Derisa situata ishte qetësuar para stadiumit Wembley, një ngjarje e shëmtuar u përcoll, kur qindra persona shtynë sigurimin, duke tentuar të futeshin në stadium pa bileta.

Lexo po ashtu Përleshje masive mes tifozëve të Anglisë para finales së Euro 2020

Filloi finalja nën një ceremoni fantastike, por pas ndeshjes u rikthyen sërish skena të shëmtuara.

Në penallti, Italia fitoi 3-2 ndaj Anglisë, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 1-1, e që Azzurët fituan Kampionatin Evropian për herë të dytë në histori të tyre.

Lexo po ashtu Pamje të shëmtuara par finales së Euro 2020: Tifozët e Anglisë tentojnë të futen me dhunë në Wembley

Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka, dështuan të shënonin nga pika e bardhë, e që kjo situatë eskaloi pas ndeshjes.

Tifozët e Anglisë filluan t’i fyenin tre lojtarët në baza racore, derisa u dashtë edhe reagimi i policisë britanike që personat e identifikuar do të dënohen me ligj.

Lexo po ashtu Çmenduria e një tifozi që tenton t'i shesë dy bileta të finales së Euro 2020 për 82 mijë euro

Sikur mos mjaftonte kjo gjë. Mbështetësit e Italisë po bëheshin gati të largoheshin nga hapësirat e Wembleyt, mirëpo u sulmuan nga ata anglezë.

Rrahjes masive, nën arsyetimin se e kishin humbur finalen dhe tentonin të shfryheshin me rrahje ndaj tifozëve mysafir.

Lexo po ashtu OBSH i quan shkatërruese turmat pa maska në Euro 2020 që transmetuan coronavirusin

Aktualisht janë duke u bërë thirrje që tifozëve të Anglisë t’u ndalohet fluturimi për në Katar, aty ku Kupa e Botës zhvillohet në fund të vitit të ardhshëm.

Në fund të shekullit të kaluar, tifozët anglezë ishin shënjestruar si huliganë, duke detyruar Britaninë e Madhe që të themeloj një ligji special për tifozët që futen në fushë, apo edhe që shkaktojnë dhunë.

Federata e Anglisë apo autoritetet britanike ende nuk kanë marrë ndonjë masë ndaj tifozëve huliganë, që shkatërruan edhe lokalet rreth stadiumit të Wembleyt. /Telegrafi/