Tifozët e Anglisë po kritikohen në masë të madhe për sjelljen që kishin para dhe pas finales së Euro 2020.
Para fillimit të ndeshjes, përkrahësit e Tre Luanëve filluan të përleshen mes vete, derisa u dashtë që të ndërhynte policia për të shpërndarë turmat.
Derisa situata ishte qetësuar para stadiumit Wembley, një ngjarje e shëmtuar u përcoll, kur qindra persona shtynë sigurimin, duke tentuar të futeshin në stadium pa bileta.
Filloi finalja nën një ceremoni fantastike, por pas ndeshjes u rikthyen sërish skena të shëmtuara.
Në penallti, Italia fitoi 3-2 ndaj Anglisë, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 1-1, e që Azzurët fituan Kampionatin Evropian për herë të dytë në histori të tyre.
Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka, dështuan të shënonin nga pika e bardhë, e që kjo situatë eskaloi pas ndeshjes.
Tifozët e Anglisë filluan t’i fyenin tre lojtarët në baza racore, derisa u dashtë edhe reagimi i policisë britanike që personat e identifikuar do të dënohen me ligj.
Sikur mos mjaftonte kjo gjë. Mbështetësit e Italisë po bëheshin gati të largoheshin nga hapësirat e Wembleyt, mirëpo u sulmuan nga ata anglezë.
Rrahjes masive, nën arsyetimin se e kishin humbur finalen dhe tentonin të shfryheshin me rrahje ndaj tifozëve mysafir.
Aktualisht janë duke u bërë thirrje që tifozëve të Anglisë t’u ndalohet fluturimi për në Katar, aty ku Kupa e Botës zhvillohet në fund të vitit të ardhshëm.
Në fund të shekullit të kaluar, tifozët anglezë ishin shënjestruar si huliganë, duke detyruar Britaninë e Madhe që të themeloj një ligji special për tifozët që futen në fushë, apo edhe që shkaktojnë dhunë.
Federata e Anglisë apo autoritetet britanike ende nuk kanë marrë ndonjë masë ndaj tifozëve huliganë, që shkatërruan edhe lokalet rreth stadiumit të Wembleyt. /Telegrafi/
Sick to my stomach. Trying to enjoy the occasion but my feed is just filled with footage like this. Why? https://t.co/SGrFFpKvua
— Chamatkar Sandhu (@SandhuMMA) July 11, 2021