Në vendin në të cilën ka qenë përmendorja e Andon Lazov Jançev-Qose, është mbjell dru si simbol i të drejtave të njeriut. Afër tij do të vendoset pllakë në të cilën shkruhet neni 10 nga Deklarata e të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Druri ginkgo është simbol i të drejtave të njeriut dhe është një nga më të qëndrueshmit. Në Hiroshima ku është hedhur bomba atomike në Luftën e Dytë Botërore, gjëja e parë çka ishte mbjell ka qenë ky lloj i drurit.
Për kryetarin e qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, heqja e përmendores Qose dhe në të njëjtin vend mbjellja e drurit ginkgo është mesazh për të gjithë qytetarët se kanë të drejtë për gjykim të drejtë.
Gjatë mbjelljes së drurit prezent ishte edhe sekretari për çështje evropiane në MPJ të Gjermanisë Michael Roth, i cili përmendi një fjalë të Mater Luter Kingut “Edhe nëse nesër do të shkatërrohet e gjithë bota, do ta shfrytëzoj mundësin sot që të mbjell një dru. /Telegrafi/