“Java e modës” e organizuar në Arabinë Saudite kishte zëvendësuar modelet (femra) me dronët që shfaqnin fustanet para masës.
Organizatorët e kësaj ngjarje në hotelin Jeddah Hilton me krenari kanë prezantuar metodën e pazakontë të modelimit, duke i prezantuar fustanet e dizajnerëve para audiencës së gjerë që ishin të gjithë meshkuj, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, në mbretërinë ku femrave u ndalohet të zbulojnë pjesë të trupit, rrobat që fluturonin kanë nxitur zemërim dhe tallje.
Shumë prej përdoruesve të rrjeteve sociale i kanë krahasuar rrobat që fluturonin me ndonjë film horror, duke thënë: “duket si një film me fantazma”. /Telegrafi/
https://twitter.com/jinakhoushnaw/status/1004463889130622976