Site icon Telegrafi

Në vend të Zhbogarit, Apostolova

Shërbimi i veprimit të jashtëm evropian (EEAS), që është në fakt shërbim diplomatik evropian, ka përmbyllur procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për rotacione në përfaqësitë e BE-së në vendet e treta dhe në këtë listë prej rreth 30 personave ndodhet edhe Natalia Apostolova, e cila do të jetë pasardhëse e Samuel Zhbogarit në postin e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë.

“Koha Ditore” mëson nga burimet diplomatike në BE se procedura tashmë është përmbyllur, se Federica Mogherini në cilësinë e shefes së EEAS-it është përcaktuar për kandidatët në fjalë, porse bërja publike e këtyre vendimeve do të ndodhë pasi që edhe vendet ku ata do të dërgohen të japin pëlqimin e tyre, që në gjuhën diplomatike quhet agreman.

Samuel Zhbogar nuk do të shkojë shumë larg Kosovës – ai në Shkup do të jetë në krye të delegacionit të BE-së për Maqedoninë.

E shefi i deritashëm i delegacionit nga Maqedonia, Aivo Orav, shkon në Mal të Zi.

Exit mobile version