Site icon Telegrafi

Në vend të urimit për 28 Nëntor, në 6 vjetorin e vdekjes, Rizës që la vepra

Në vend të urimit për 28 Nëntor, në 6 vjetorin e vdekjes, Rizës që la vepra

Në vend të urimit për 28 Nëntor – Riza Llukës – Njeriut të çeliktë, atij që guxoi! Në 6 vjetorin e vdekjes

Riza Llukës, Drejtorit tim, burrit fisnik i cili sa herë fliste dhe çdoherë kishte shumë për të treguar…

KUJTESË:

Rizës që la vepra – Modelit që sot i mungon skenës institucionale, politike e shoqërore

Në vend të urimit për 28 Nëntor – Riza Llukës – në 6 vjetorin e vdekjes:

Riza Llukës, dimensionit që nuk njihte humbje asnjëherë.

Beteja e parë dhe e fundit që do ta humbiste, do ishte ajo me vdekjen, më 25 Nëntor 2014.

Delegatit që kur shumëkush strukej nën tutelat e një regjimi të paparë gjenocidial serb, ishte aty … me gishtërinjtë KUNDËR , që do të trandte themelet e Jugosllavisë. (23 Mars 1989).

Burrit fisnik të Kosovës, i cili, kur thirrjes kombëtare më shumë se kurrë i duhej uniteti, ishte aty … misionar në pajtimin e gjaqeve bashkë me Anton Çetën dhe Zekerija Canën. Nga Peja e deri në SHBA. (1990)

Riza Llukës, që kur shumëkush kishte mëdyshje për ekzistencën e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës, ishte aty. Ishte njeriu në ballë të proceseve.

Personalitetit që ishte kryefjalë e rimëkëmbjes së qytetit të Pejës pas luftës së fundit (1999-2000).

Njeriut, i cili e bëri Pejën të madhe, duke i dhënë media të lirë. Drejtuesit që e ndihmoi guximin gazetaresk dhe mendimin kritik.

E donte Kombin, e urrente ekstremizmin qofta nga lindja apo nga perëndimi.

Humanistit, që u bë sofër e shpresë për varfnjakët, duke i sjellë Pejës Kuzhinën ‘Jetimat e Ballkanit’.

Riza Llukës, që e donte Pejën por që ishte më shumë se Peja. Njeriut që këtë qytet e bëri edhe me shkollë baleti.

Riza Llukës, çdoherë të gatshëm për ti vënë gjoksin përpara dukurive negavite të shoqërisë, burrit krenar që me autoritetin e tij tejkalonte çdo pengesë.

Pusho i qetë Drejtor! Shqiptarët ende kanë nevojë për këshillat dhe burrërinë tënde!

Fitim Behluli – Kryeredaktor i ‘RADIO 1’ & Portali ‘Njeshi’ (ish-punonjës i RTV ‘Dukagjini’)

Exit mobile version