Telegrafi

Në vend të unazës, i propozoi me “meteoritin” që peshon 33 ton (Video)

Burri i njohur vetëm me mbiemrin Liu nga Xinjiangu i Kinës, i ka propozuar martesë të dashurës me anë të një meteoriti gjigant që peshon 33 ton.

Derisa qëndronte në mes të petaleve në formë zemre, ai ka rënë në njërin gju dhe pasi ia ka dhënë unazën, miqtë e tij e kanë shpalosur “masivin”, transmeton Telegrafi.

Ky veprim i ka pëlqyer asaj shumë dhe me t’iu përgjigjur pozitivisht ofertës, të gjithë kanë filluar të duartrokasin.

“Kemi qenë duke shëtitur, kur asaj i pëlqeu ky meteorit. Ndaj, vendosa t’ia bëj dhuratë”, ka thënë Liu lidhur me rastin.

Mësohet se ky gur që ka kushtuar rreth 150 mijë euro, është transportuar nga një vend tjetër.

Por, komentuesit kanë hedhur dyshime për vërtetësinë e meteoritit, duke thënë se është veç një punim i çuditshëm.

“Nëse është i vërtetë, atëherë duhet të ruhet në muze, jo të bartet në rrugë”, është një koment që e shoqëron këtë ngjarje. /Telegrafi/