Ky është momenti i çuditshëm kur një çift shkëmbejnë dy pitonë gjigantë ngjyrë ari në vend të unazave në dasmën e tyre në Kinë.
Thuhet se të dy i dashuronin kafshët, dhe prandaj vendosën të merrnin gjarpërinjtë e mëdhenj në hotelin ku u zhvillua dasma në provincën Jilin.
Çifti tha se pitonët e tyre peshojnë njëri 30 e tjetri 15 kg, dhe shërbejnë si suvenirë të marrëdhënies së tyre, transmeton oranews.
Në vend të unazave që çifti i fut në gishtat e njëri-tjetrit, ata vendosin pitonët mbi qafë.