Site icon Telegrafi

Në vend të tumorit del peshqiri i harruar në stomak

Ishte ky një lajm sa i mirë aq edhe i ithët për pacientin, ishte ky një peshqir kirurgjik që pacienti kishte bartur qe 25 vite, respektivisht që nga viti 1983, të cilin e kishin harruar kirurgët gjersa po bënin operacionin ne Spitalin Gjeneral në Chiba, një prefekturë afër Tokios.

Operacioni i parë ishte realizuar në vitin 1983 më synim të mjekimit të ulcerës, mirëpo që më pas kirurgët kishin harruar peshqirin e tyre, duke e mbyllur aty për me shumë se 25 vite. Personi (pacienti) i cili kishte vuajtur që sa vite nga dhimbjet në stomak, ishte drejtuar të një spital tjetër në fund të muajit maj të këtij viti, ku si rezultat i dhimbjeve barkore iu desht që doemos t’i nënshtrohej një operacioni të serishëm.

Ekzaminimet mjekësore kishin përfunduar se në brendi të pacientit gjendet një tumor (3.2-inç), më pastaj filluan operacionin më shpresë të largimit të tumorin, mirëpo ndodhi e kundërta, aty nuk gjetën atë për të cilën kishin konstatuar, në fakt aty gjetën një peshqir kirurgjik, të cilin kirurgët e kishin harruar në shpretkë që para 25 viteve.

Ngjyra e peshqirit kishte marrë ngjyrën e hirit dhe të mavijosur. Askush nuk ishte i njohur mbi ngjyrën e tij të mëparshme. Zëdhënësi nga “Asahi General Hospital”, kishte thënë se, peshqiri kishte marr formën e një topi të butë.

Ç’është më rëndësi zyrtarët e Spitalit i kanë bërë një vizitë pacientit dhe kanë kërkuar falje, shtoi ndër të tjera zëdhënësi i spitalit.

Mediat Japoneze citojnë se personi që kishte pasur këtë fat të keq, emrin e të cilit nuk e bëmë të ditur për mediat, tregon se ende shpretkën e ka të larguar dhe është në gjendje më të mirë. /marrë nga: www.asiaone.com/

Nga gjuha angleze: Mr. Feim Dragusha

Exit mobile version