Site icon Telegrafi

Në vend të telegramit!

Skenarët e ekzekutimeve të kurdisura nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë janë të njohura për popullin shqiptar, i cili i ka përjetuar mbi kurrizin e vet këto skenarë. Ato u bënë të njohura edhe për institucionet ndërkombëtare me rastin e skenarit “Vreshtat e Rashtakut” kur u ekzekutuan gjashtë shtetas të Pakistanit dhe një i Indisë, nën pretekstin se gjoja kishin përgatitur sulm kundër disa përfaqësive diplomatike në Shkup.

Edhe pse ish ambasadori i NATO-s në Maqedoni, z. Nicolas Bigman, denoncoi publikisht këto skenarë në intervistës ekskluzive në ALSATM me 14 korrik të vitit të kaluar, skenaristët e “Vreshtave të Rashtakut”, të “Rastit të Sopotit”, të Rastit të Brodecit” mbetën të pa ndëshkuar.

Mosndëshkimi i krimit të organizuar shtetëror inkurajon bartësit e institucioneve shtetërore të Maqedonisë që të vazhdojnë me të njëjtën logjikë.
Ekzekutimi i katër shqiptarëve mes fshatrave Rashçe dhe Radushë është kurdisja e radhës nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë në mënyrë analogjike si “Vreshtat e Rashtakut”.

Ekspozimi i furgonit të bërë shoshë nga breshëria e plumbave, vrasja e katër personave që ishin në furgon, pa prekur tërë atë arsenal të eksplozivit (“gjashtë thasë me TNT, tre thasë me granata , bomba dore, mina këmbësorie dhe municion të llojeve të tjera të armëve”) janë prova të dyshimeve se shqiptarët ishin ekzekutuar jashtë furgonit.

Bërja publike e tre emrave të shqiptarëve të vrarë (Shaban Zenuni, Qemajl Fejzullahu dhe Xhafer Shala) të cilët janë të panjohur për opinion publik dhe fshehja e emrit të Harun Aliut, të këtij personaliteti publik, nën arsyetimin se po bëhen “hulumtimet e ADN” për të përcaktuar identitetin e tij është edhe një provë neveritëse e kësaj kurdisje tragjike antishqiptare.

Bashkimi Demokratik Shqiptar u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të katër shqiptarëve të ekzekutuar.
Harun Aliu është personalitet publik, të cilin e kanë njohur si miqtë ashtu edhe armiqtë e tij.

Lajmin për vrasjen e tij e bënë mjetet e informimit publik, të mbështetura në të dhënat e familjarëve. Heshtja e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë për identitetin e Harun Aliut, të cilin e kanë njohur mirë, të cilit i kurdisën procesin e montuar gjyqësor për ta dënuar me burg të përjetshëm, nxjerr në shesh misteriozitetin e tërë kësaj kurdisje antishqiptare.
 

Exit mobile version