Duket se Zekirija Ramadani është dashur të angazhohet pothuajse më shumë se lojtarët e tij për të mposhtur Trepçën ’89 në Mitrovicë.
Prishtina fitoi 2-1 ndaj mitrovicasve në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës.
Trajneri i bardhekaltrve nuk ka arritur të deklarohet pas ndeshjes, pasi zëri i tij ishte shterur dhe me këtë situatë ia vuri para mediave asistentin e tij, Debatik Currin.
Curri tha pas ndeshjes se ata në Mitrovicë kishin shkuar për fitore dhe janë shumë të lumtur që morën tri pikë mjaftë jetike.
“Kemi ardhur për rezultat maksimal, pra për ta fituar ndeshjen. E kemi ditur që takimi do jetë i vështirë si gjithmonë kundër Trepçës ’89”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.
“Skuadra ishte pak e lodhur, por arritëm t’ia dalim, tani na mbetet që të përgatitemi për ndeshjen që luhet javën e ardhshme”, ka shtuar më tej Curri. /Telegrafi/