Moderatorja dhe këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, gjatë kësaj kohe mori vëmendje të madhe për shkak të një projekti të ri.]
Bëhet fjalë për një projekt të veçantë vetëdijues, në të cilin ka rrëfyer gjëra nga jeta personale e po ashtu edhe ajo profesionale.
Ndonëse po vazhdon përgatitjet për pjesët e radhës të “Thuaje”, biondja ka shpërndarë një tjetër video në rrjete sociale.
Ajo shfaqet nga makina e saj teksa përshëndet njerëzit në rrugë dhe i thotë fjalë të mira.
“Shumë e bukur”, “Puna e mbarë, Zoti ju bekoftë”, “I paske sytë shumë të bukur”, “Kalofsh një ditë sa më të bukur sot”, “Qenke shumë e mirë” – kanë qenë disa nga fjalët që 30-vjeçarja ua ka thënë njerëzve që i ka takuar rrugës.
“Në vend të një fjalë të keqe, THUAJE një fjalë të mirë”, u shpreh ajo në shkrimin e ndarë në Instagram.
Pas “Thuaje” dhe “Trauma”, presim të shohim se çfarë do të sjellë Vjollca. /Telegrafi/