Telegrafi

Në vend të maskës…

Kamera mbikëqyrëse ka incizuar dy meshkuj nga të cilët njëri bartte mbi fytyrë tanga të gjelbra derisa tjetri të kaltra. Pasi që tangat më shumë zbulojnë sesa fshehin ndonjë gjë, plaçkitësit mezi kanë arritur të mbulojnë një pjesë të hundës, buzëve dhe mjekrës derisa të gjitha pjesët tjera ka qenë të ekspozuara ndaj syrit elektronik të kamerës mbikëqyrëse.

Identifikimin e dy plaçkitësve edhe më shumë do ta ndihmojë fakti se në dorën e njërit prej tyre është incizuar një tatuazh shumë i dukshëm.

Nuk është publikuar se sa para dhe cigare kanë arritur të plaçkitin këta dy ‘kriminelë inteligjentë’.