Jonathan Waterer nga Devon i Anglisë, që është pronar i një toke prej më se 400 hektarësh, ende shfrytëzon kuajt për të kryer punën e nevojshme në fushë.
Për dallim nga fermerët tjerë, 57-vjeçari punon njëjtë sikurse paraardhësit e tij që ndihmoheshin nga kafshët, para se të lansoheshin makineritë me djegie të brendshme, transmeton Telegrafi.
Kjo formë jo vetëm se i pëlqen më shumë, por i duket shumë me ekonomike, sepse kuajt që kanë secili nga një ton dhe janë të gjatë më se dy metra, janë më të lirë se makinat.
“Fqinjët kanë tokë të njëjtë dhe për ta lëruar atë, i duhen katër traktorë dhe po aq punonjës. Kuajt e mijë hanë vet tërshërë dhe barë, që ka pa masë”, ka thënë Waterer lidhur me rastin.
Në fakt, kuajt e racës Shire që mund të punojnë mirë deri në vitet e 20-ta, shfrytëzohen për punë të gjatë, sepse janë të palodhshëm.
“Mënyra vjetër e lërimit të tokës merr më shumë kohë, por është tradita ynë dhe duhet ta kultivojmë”, ka thënë më tutje pronari i më se 40 kuajve.
Pos kursimit që bënë me këtë rast, ai pretendon se e mbron ambientin nga lëshimi i gazrave që bëjnë traktorët. /Telegrafi/