Telegrafi

Në vend të kasave me para, hyn në nevojtore

Ai nuk ia kishte qëlluar rrugës drejt kasave me para dhe në vend të tyre e gjeti veten në një nevojtore ku edhe u arrestua, ka njoftuar gazeta franceze ”La Provence”.

21-vjeçari hyri me dhunë në një ndërtesë të afërme me filialin e bankës “Banque Populaire” në Marseilles gjatë orëve të hershme.

Mashkulli, i cili vinte nga Belgjika, kishte planifikuar që të hapën rrugën e tij me makinë shpimi deri tek dhoma e cila në vete kishte arka përplot me para.

Alarmet u aktivizuan kur ai depërtoi nëpërmes murit dhe policia e kapi atë kur arriti në vendin e ngjarjes.