Ky është momenti i çuditshëm kur një stjuardesë e kuptoi se fluturimi në të cilin gjendej edhe ajo dhe që destinacion kishte Dusseldorfin kishte ateruar gabimisht në Skoci, duke i kërkuar pasagjerëve që të mos fillojnë filmimin.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për aeroplanin e British Airways i cili u nis dje nga Aeroporti i Londrës në orën 7.47 të mëngjesit dhe u desh të shkonte në lindje drejt Gjermanisë.
Dhe kur piloti iu afrua pistës, pesëqind milje larg në Edinburg, stjuardesa thuhet se mund të dëgjohet duke u thënë: … OK, ju lutem mos bëni foto ose video.
Ndërkohë mediat kanë raportuar se, siç është pranuar edhe nga vetë British Airways, duket se pilotëve u janë dhënë harta të gabuara, koordinatat e të cilave më pas hynë në mënyrë të pashmangshme në sistemin e navigimit.
Gjithashtu British Airways ka njoftuar se ka hapur një hetim për arsyen pse nisja është prezantuar si një plan i gabuar i udhëtimit. /Telegrafi/