Kombinezoni i tejdukshëm është punuar nga dantellat delikate, ndërkaq përmban më shumë se 200 kristale.
Disa vite të fundit damat nga bota e të famshmeve në tepihët e kuq kanë shëtitur me fustane të tejdukshme me perishane dhe kristale, të cilat kanë mbuluar zonat intime të trupit.
Ky stil qartazi ka inspiruar edhe disenjatorët që të shpikin kombinezonin e parë për kurorëzim, i cili më shumë zbulon sesa mbulon, transmeton Telegrafi.
Brendi spanjoll i modës “Pronovias” ka prezantuar kreacionin e vet të parë të dedikuar nuseve të cilat adhurojnë që të vënë në pah seksipilitetin e vet.
Kombinezoni i tejdukshëm është punuar nga dantellat delikate, ndërkaq përmban më shumë se 200 kristale.
Drejtori kreativ, Hervé Moreau ka theksuar që ekipi i tij ka punuar në këtë kreacion pot 244 orë.
Në vend të fustanit, nuset tani mund të veshin këtë rrobë provokuese.
/Telegrafi/