Të martën në mbrëmje, një zviceran udhëtoi nga Mondsee drejt Unterach në Attersee në Austrinë e Epërme me Lamborghini Huracan-in e tij.
Në një moment, 31-vjeçari ndaloi për t’u kthyer në një parking.
Por siç raportojnë mediat zvicerane, përcjell Telegrafi, ai bëri një gabim serioz.
Në vend të pedalit të frenave, shoferi i super-makinës, i cili është në dispozicion nga një çmim bazë prej 220.000 frangash, shtypi pedalin e gazit dhe u përfundoi në Mondsee.
Nach dem unerwarteten Ende von #KeineZeitzusterben bewarb sich ein Schweizer für die Nachfolge von #DanielCraig als #JamesBond. Der Versuch mit seinem Sportwagen den legendären Lotus Esprit aus #derSpiondermichliebte zu imitieren ging aber nach hinten los. #gefahrennichtgebremst pic.twitter.com/0QD8PKZ0s3
— POLIZEI OÖ (@LPDooe) October 20, 2021
Automjeti u fundos rreth 15 metra nga bregu i liqenit në një thellësi prej rreth pesë metrash.
Për fat të mirë, shoferi ishte në gjendje të çlirohej nga makina dhe të notonte në breg vetë.
Pasagjeri i tij, i cili doli përpara rënies, lajmëroi policinë dhe më pas i dha ndihmën e parë.
Policia supozon se shoferi ka gabuar gazin me pedalin e frenave. /Telegrafi/