Site icon Telegrafi

Në vend të flamurit shtetëror ngritet ai i OBRM-PDUKM-së (Foto)

Me rastin e festës shtetërore 23 Tetori – Dita e luftës revolucionare e Maqedonisë, në kopshtin e fëmijëve “8 Marsi” në Shkup është valvitur flamuri i OBRM-së në vend të atij shtetëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prindërit e fëmijëve të këtij kopshti janë të revoltuar, për shkak se fëmijët e vegjël që në atë moshë helmohen me simbole politike.

Ky kopshtë bën pjesë në Komunën e Kisella Vodës, dhe për shkak se kryetari i komunës është në rradhët e partisë qeveritare, nuk lejon stafin e kopshtit që të largojnë flamurin e partisë politike OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version