Telegrafi

Në vend të duartrokitjeve, ambasadorët e përcollën jashtë sallës në heshtje presidentin rus – pamjet bëhen virale

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mori pjesë të mërkurën në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale të ambasadorëve të vendeve të huaja, por gjatë kësaj ngjarje i ndodhi një situatë e pakëndshme.

Gjegjësisht, Putin gjatë ceremonisë mbajti një fjalim dhe në fund i uroi suksese diplomatëve dhe i falënderoi për vëmendjen, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, në vend të duartrokitjeve që ndoshta priste, Putini u prit me heshtje. Ky akt e habiti edhe presidentin e Rusisë.

Edhe pse përfundoi fjalimin e tij, për shkak të heshtjes së sikletshme, Putini u detyrua të qëndrojë disa minuta më shumë me ambasadorët, të cilëve u shpjegoi se ceremonia ishte më e shkurtër se zakonisht për një arsye.

“Fatkeqësisht për ne, ceremonia po përfundon pasi kufizimet pandemike janë ende në fuqi. Ne nuk do të mund të flasim personalisht, por sigurisht që do të kemi shumë më tepër mundësi për ta bërë këtë gjatë punës tuaj. Ju uroj të gjithëve më të mirën dhe faleminderit”, tha Putin i cili më pas u largua nga salla. /Telegrafi/