Ndryshimi i temperaturave irriton flokët dhe për pasojë sjell edhe këputjen apo dëmtimin e tyre. Nëse ke flokë të ashpër edhe pas përdorimit të balsamit, ka një mënyrë më të thjeshtë, me produktet e shtëpisë… dhe të shëndetshme, sigurisht.
Pas disa përdorimesh, do t’i ndiesh flokët shumë të butë dhe të shkëlqyeshëm.
Përbërësit:
• 2 lugë majonezë
• 1 gotë qumësht (në varësi të flokëve)
• 2 lugë mjaltë
Përzieje mirë masën, derisa të jenë shkrirë mjalti dhe majoneza. Më pas fillo nga pak të lyesh pjesën e skalpit, duke e masazhuar me mollëzat e gishtave.
Lyeji flokët pak nga pak që ta shpërndash maskën në çdo fije. Në majat e flokëve vendos më shumë nga maska e përgatitur, meqenëse majat janë gjithmonë më të ekspozuara nga dëmtimet.
Mbaje maskën në kokë për gati 30 minuta, laje me shampon dhe shpëlaje me ujë të vakët. /Telegrafi/