Një grua shtatzënë duke u munduar t’i dërgojë disa mesazhe “kërcënuese” burrit me të cilin pretendon se e ka fëmijën – aksidentalisht ia ka dërguar një personi të panjohur, shkruan Daily Mail.
Sophie Watch nga Swindon, ka publikuar në Twitter disa numër të mesazheve që i ka pranuar nga një grua e identifikuar vetëm si Abbie, të cilat kishte për qëllim t’ia dërgojë një burri me emrin Aidan, transmeton Telegrafi.
Por, pasi që ia bëri me dije se kishte shtypur gabimisht numrin, Sophie pranoi një seri mesazhesh tjera nga Abbie, e cila pretendonte se me burrin që po shkëmbente mesazhe po “ikë përgjegjësive”.
Por, Sophie ishte këmbëngulëse duke i thënë se ka shtypur një numër tjetër, dhe për t’ia dëshmuar këtë ia dërgoi një selfie për t’i treguar se nuk po bisedon me personin që ajo pretendon që e quante Aidan.
Sidoqoftë, Abbie assesi nuk pajtohej me këtë fakt dhe e bombardonte me mesazhe “kërcënuese” Sophien.
Madje ajo shkoi aq larg sa që iu referua Sophie si e dashura e Aidanit duke i shkruar: “I thuaj të dashurit tënd se duhet të bisedojmë për këtë”.
Mesazhet dhe bisedën e plotë të dyshes mund ta shikoni në imazhet e publikuara më poshtë. /Telegrafi/