Obsesioni i indianëve për të bërë selfie ka arritur në një nivel tjetër, ata kanë bërë fotografi para tre personave që po jepnin shpirt në rrugë pas një aksidenti të trafikut.
Policia ka kritikuar sjelljen e kalimtarëve të rastit, që vetëm vëzhgonin dhe nuk bënin asgjë për të ndihmuar tre të aksidentuarit. Biçikleta e tyre ishte përplasur me autobusin e shkollës në Rajasthan, transmeton Telegrafi.
Fotografitë që janë duke qarkulluar në rrjetet sociale dhe mediat indiane, shfaqin disa persona duke bërë selfie pranë të lënduarve që qëndronin të shtrirë në rrugë të mbuluar në gjak.
Në video shihen dhjetëra persona që ishin afruar tek viktimat, ku njëri prej tyre bërtiste nga dhimbjet e mëdha dhe kërkonte ndihmë, megjithatë ata disa momente më vonë ndërruan jetë.
Sipas policisë lokale, asnjëri nga kalimtarët e rastit që bënin selfie, nuk kishin bërë veprimin më të vogël për t’i ndihmuar këta të rinj që e pësuan me jetë në aksident. /Telegrafi/