Telegrafi

Në vend se të shtyp pedalin e frenit, 68-vjeçarja shtyp atë të gazit dhe godet për vdekje një këmbësore në trotuar (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur një gjyshe në vend se të shtyp pedalin e frenit e shtyp atë të gazit, dhe futet në trotuar duke goditur për vdekje një këmbësore.

Pertpall Sall, 68-vjeçe, është dënuar me 28 muaj burgim, pasi me veturën e saj Ford Focus u fut në trotuar dhe shtypi dy këmbësorë, ku njëra prej tyre nuk i mbijetoi plagëve të marra, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Reading të Anglisë, ku viktima Sonata Saulytyte, 44-vjeçe, e cila kishte udhëtuar nga Lituania për të takuar mbesën e saj, humbi jetën nga goditja e fortë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin rrëqethës, kur Saulytyte e veshur me të zeza shtypet nga veturat që madje thyen një mur të ndërtuar me tulla.

Ngjarja e tmerrshme kishte ndodhur më 8 dhjetor të vitit 2016, ndërsa sot janë publikuar pamjet kur edhe i është shqiptuar dënimi. /Telegrafi/