Telegrafi

Në vend se të filmonte koncertin e fëmijëve, babai u fokusua në të pasmet e mësueses (Video)

Një prind i paemëruar nga Rusia, ka shkuar për të përcjellë koncertin që kanë përgatitur fëmijët e një shkolle fillore, por fokusin e ka vënë diku tjetër.

Pasi ka filluar të filmojë, ai e ka kthyer kamerën te të pasmet e mësueses, transmeton Telegrafi.

Për më shumë se një minutë, ai ka xhiruar gruan në të kuqe, teksa lëvizte nën ritmin e këngës së famshme ‘Gangman Style’ nga Psy.

Madje, aq shumë është afruar te mësimdhënësja, sa që në kuadër nuk shihet pothuajse asgjë tjetër pos linjave të saj.

“Si do t’i arsyetohet fëmijës që nuk e filmoi, e si do t’ia bëjë me gruan”, është një koment për këtë rast. /Telegrafi/