Kur në vitin 2005 ka vërejtur se ka probleme gjatë fluturimit të aeroplanit të cilin e pilotonte, një pilot tunizian në vend që ta lëshonte aeroplanin në tokë, kishte filluar të bëj panik dhe t’i lutej Zotit.
Në rënien e aeroplanit mbi ishullin italian të Sicilisë kishin vdekur 16 persona, e aeroplani së bashku me udhëtarët tjerë dhe ekuipazhin patën përfunduar në det.
Edhe pse problemet në fluturimin e aeroplanit i ka shkaktuar një prishje në rezervar, piloti është përgjigjur për jetët e njerëzve të cilat sipas mendimit të gjykatës ai ka mundur t’i shpëtojë.
Piloti, emrin e të cilit nuk e ka bërë të njohur Reuters, është dënuar me dhjetë vjet burg.