Site icon Telegrafi

Në vend se ta paralajmëronte, shefi vendosi të regjistronte pamjet – momenti kur punonjësi rrëshqet në akull

Ky është momenti kur një shef filmon punonjësin e tij që rrëzohet pas rrëshqitjes në akull, në vend që ta paralajmëronte paraprakisht.

Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, elektricisti Scott Donald, 31 vjeç vendosi një kamerë për të kapur Ryan Blackwood, 26 vjeç, duke rrëshqitur në akull dhe duke u përplasur në tokë ndërsa ai la shtëpinë e tij në Motherwell, në North Lanarkshire.

Z. Donald, i cili pothuajse rrëshqiti në akull vetë, vendosi të filmonte z. Blackwood në vend që ta paralajmëronte atë për rrezikun.

Pamjet fillojnë me z. Blackwood duke dalë nga një bllok banesash ndërsa pinte nga një shishe.

Ndërsa arrin në trotuar, ai e “përkul këmbën e tij” në akull para se të bjerë në tokë. Shishja e tij me ujë rrëshqet nëpër trotuar.

E bosi Donald është dëgjuar duke shpërthyer në një të qeshur ndërsa shikon që punonjësi i tij të bjerë në tokë. /Telegrafi/

Exit mobile version