Një adoleshente nga Minnesota e kishte lëvizur veturën përpara, në vend se mbrapa, derisa po bënte vozitje, bashkë me instruktorin e saj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një 17-vjeçare e cila e kishte “humbur mendjen” gjatë testit të vozitjes, kur e vendosi në marshin për lëvizje përpara, duke u futur brenda një muri me tulla dhe dritareve të xhamit.
Dhe kjo “mos vëmendje” e adoleshentes i ka kushtuar instruktorit të saj – ai tanimë gjendet në spital – edhe pse me lëndime jo serioze.
Për fat të mirë, adoleshentja dhe njerëzit brenda ndërtesës kanë shpëtuar të palënduar gjatë aksidentit. /Telegrafi/