MPB njofton se një trup i njeriut në fazë të avancuar të dekompozimit është gjetur pranë një stacioni filtrues në Veles.
“Më datë 06.01.2023, në ora 12:25, në SPB Veles është raportuar se në afërsi të stacionit të filtrimit të Ndërmarrjes Komunale “Derven” në Veles është gjetur kufomë e njeriut në fazë të avancuar” njofton MPB.
Në vendin e ngjarjes ka bërë këqyrje nga ekipi i kontrollit nga SPB Veles dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i është dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore Shkup. /Telergafi/