Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së aktorit dhe ish-deputetit, Adem Mikullovci.
Ai përmes një postimi të ndarë në Facebook, ka bërë një rrëfim duke treguar se artisti ishte shok i afërt i babait të tij, të ndjerit Ali Ahmeti, ndërsa e ka njohur që kur ishte fëmijë.
Ahmeti tregon se gjatë kohës që ishte babai i tij në spital, Mikullovci e kishte vizituar çdo ditë dhe priste që të zgjohej nga koma.
Më poshtë, është postimi i plotë i Ahmetit:
“Sot paska ndërru jetë axha Adem. Si shok i afërt i babit në jetë të përditshme e në botën e tyre teatrore më ka ra në fëmijëri me nejt shumë. Solidariteti dhe dashnia e asaj gjenerate për njani tjetrin me idhnimet e kohë pas kohshme janë të papërsëritshme.
Kur prindi im ishte i shtrirë në spital për pesë muaj në vitin 2011 para se të ndërronte jetë shumicën e kohës ka qenë në koma. Dhe çdo tre katër ditë në spital mjeku më thoshte – qe sa ke Baca Adem. Vinte me pa edhe me ja thonë dy tri fjalë për me i ndihmu me u zgju.
Më vonë në Lëvizjen Vetëvendosje pa marr parasysh se a pajtohej dikush me të ai e thoshte të vetën, qëndrimin e vet, të sinqertë, me dashni.
Sot do të flasin për aktrimin e artin e tij e unë sot i përulem njerzillëkut të baces Adem.
Perdja asnjëherë nuk do të bjen në skenën e juaj.
Ngushëllime familjes”.
/Telegrafi/