Monedhat me simbole dhe karaktere kineze, e kanë nga një vrimë katrore në mes. Gjithë këto monedha bakri, vlerësohet se në ditën e sotme, nuk do të vlenin më shumë se 150 mijë euro.
Sasia e monedhave që është gjetur në varrin e vjetër afro dymijë vjet, besohet se i përkiste nipit të Perandorit Wu, sunduesi kryesor i Dinastisë Han.
Ekspertët shpresojnë se ky zbulim – që përshinë edhe dhjetëmijë gjësende tjera nga ari, bronzi dhe hekuri – do të ndihmojë në zbulimin e mëtutjeshëm e asaj kohe, për të cilën dihet shumë pak. /Telegrafi/