Telegrafi

Në varrin e faraones egjiptiane zbulohet verë shumë e vjetër

Kavanoza të mbyllura me verë nga 5,000 vjet më parë janë zbuluar në varrin e një gruaje që besohet të jetë faraonja e parë femër e Egjiptit, raporton SWNS.

Një ekip gjermano-austriak, i udhëhequr nga arkeologia Christiana Köhler nga Universiteti i Vjenës, po kryente një gërmim të varrit të mbretëreshës Meret-Neith në Abydos, kur “u gjenden përballë” me kavanozët e mëdhenj të verës.

Disa ishin të ruajtura mirë dhe madje ende të vulosura në gjendjen e tyre origjinale, raporton NY Post, transmeton Telegrafi.

“Vera nuk ishte më e lëngshme dhe nuk mund të dallojmë nëse ishte e kuqe apo e bardhë”, tha Kohler në një deklaratë javën e kaluar.

“Ne gjetëm shumë mbetje organike, fara dhe kristale rrushi – dhe e gjithë kjo aktualisht është duke u analizuar shkencërisht. Është ndoshta dëshmia e dytë më e vjetër e drejtpërdrejtë për verën; edhe më i vjetri vjen nga Abydos”.

Megjithëse identiteti i saj i vërtetë mbetet një mister, Meret-Neith ishte e vetmja grua që kishte varrin e saj monumental në varrezat e para mbretërore të Egjiptit në Abydos.

Bazuar në mbishkrimet e varreve, studiuesit përcaktuan se ajo ishte përgjegjëse për agjencitë qeveritare si thesari, rreth 3,000 vite para Krishtit. /Telegrafi/