Legjenda e muzikës ‘soul’, Aretha Franklin do të varroset në Detroit më 31 gusht, njoftoi përgjegjësi për media i këngëtares së ndjerë, Gwendolyn Quinn.
Ai tregoi se funerali do të ndiqet vetëm nga familja dhe miqtë e “Mbretëreshës së muzikës soul”, raporton AP.
Franklin do të varroset pranë babait, motrave dhe vëllait të saj.
Këngëtarja e famshme vdiq më 16 gusht në moshën 76 vjeçare në shtëpinë e saj në Detroit nga kanceri pankreatik.
Këngëtarja legjendare ka performuar rrallë në vitet e fundit. Herën e fundit ajo u paraqit në skenë në nëntor të vitit të kaluar në një koncert humanitar kushtuar sëmundjes SIDA, organizuar nga Elton John.
Pastaj ajo njoftoi se 2017 do të ishte viti i fundit në të cilin ajo do të paraqitej publikisht.
Aretha ka lindur në Tennessee në vitin 1942. Nëna e saj ishte pianiste dhe babai i saj ishte prift, dhe ajo filloi të këndonte në dhomën e kishës si një vajzë e vogël.
Albumi i saj i parë “Songs of Faith” u publikua në vitin 1956. Pak kohë pas kësaj, ajo i rrëfeu babait të saj se ajo nuk donte më të këndonte ungjillin, por më tepër sdonte të bënte muzikë pop. /Telegrafi/