Telegrafi

Në varrezat e Pejës iu dha lamtumira e fundit nënës dhe djalit që humbën jetën nga vërshimet

Në varrezat e qytetit të Pejës iu është dhënë lamtumira e fundit dy viktimave që humbën jetën ditën e shtunë si pasojë e vërshimeve.

Nëna ( 26 vjeçare ) dhe djali i saj ( 5 vjeçar), humbën jetën të shtunën pas vërshimeve që kishte pasur në qytetin e Pejës, transmeton Telegrafi.

Sipas rrëfimeve të familjarëve, fëmijë ka humbur jetën pasi një pjesë e kodrës ka rrëshqitur dhe e ka zënë atë, ndërsa 26 vjeçarja është gjetur pa shenja jete në bodrumin e një shtëpie.

Në nderim të viktimave sot Peja ka shpallur ditë zie.

Krerët e institucioneve si dhe komunat kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar qytetarët e prekur nga vërshimet. /Telegrafi/