Telegrafi

Në Vallandovë ndërtohet miniera e re

Pas dy vitesh kërkime, më 25 gusht, kompania Sardiç MC do të fillojë me ndërtimin e kompleksit xeheror në Kazandol të Vallandovës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo do të jetë miniera e parë e ndërtuar në Maqedoni, pas 40 vjetësh. Investimi është anglet, që përmes kompanisë së lartëpërmendur, do të investohen 35 milion euro, kurse pritet që vetëm në shtatë vitetet e para të punës, të arrihen të ardhura prej rreth 135 milion euro, ose 20 milion euro për çdo vit.

Sipas hulumtimeve, vlerësohet se në Kazandol ka rreth 33 milion ton materiale xeherore, që nënkupton 20 vite eksploatim. Deri tani janë investuar 8 milion euro./Telegrafi/