Telegrafi

Në UT prezantohet programi ‘Fulbright Scholar’

Ashtu siç njoftoi dje Telegrafi Maqedoni, Universiteti i Tetovës (UT) sot në amfiteatrin nr. 109 të Fakultetit Ekonomik – UT prezantoi programin ‘Fulbright Scholar’ për Studentët dhe Stafin Akademik.

Programi u prezantua nga përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA-ve, Gazmend Ilazi.
‘Ky program ofron studime pasdiplomike për studentët e diplimuar, por edhe për ata të cilët kanë regjistruar ose janë në vijim të studimeve të tyre master ose të doktoraturës në Maqedoni apo në ndonjë shtet tjetër. Këta kandidatë mund të aplikojnë edhe për hulumtim në kuadër të temës së tyre të magjistraturës apo doktoraturës në SHBA’, deklaroi Iljazi.

Konkursin për bursa të programit Fulbraight Scholar që e ofron ambasada amerikane ka filluar nga fillimi i këtij muaji. Në periudhën e ardhshme prezantime të tilla të programeve do të ketë edhe në universitetet tjera në Maqedoni. /Telegrafi/