Site icon Telegrafi

Në UT mbahet konferencë shkencore nga Fakulteti i mjekësisë

Universiteti i Tetovës, Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë, më 13-14 Tetor organizon Konferencën e dytë shkencore me temë: “Sfidat e kujdesit shëndetësor të shekullit XXI”.

Në këtë konferencë do të trajtohen trendet e reja të shërimit të sëmundjeve si dhe do të mbaen ligjerata nga stafi i punësuar në këtë fakultet të cilët për audiencën do të flasin për gjetjet e reja në çdo lëmi të shëndetësisë.

Konferenca shkencore do të ketë edhe komisionin vlerësues të cilët do të vlerësojnë ligjeratat dhe përmbajtjen e ekspozeve të profesorëve. /Telegrafi/

Më shumë informacione mund të gjenden këtu

Exit mobile version