Telegrafi

Në Ushtrinë gjermane infiltrohen 20 përkrahës të islamit radikal

Ushtria gjermane ka zbuluar në radhët e saj 20 përkrahës të idesë radikale islamike, ndërsa janë duke u hetuar edhe 60 raste të tjera.

Nuk bëhet e ditur nëse 20 të dyshuarit ishin përkrahës të ISIS-it, apo te grupeve tjera terroriste islame, transmeton KosovaPress.

Pas zbulimit që është bërë, Shërbimi Inteligjent i Ushtrisë gjermane, ka tërhequr vërejtjen që të fillohet me praktikën e kontrollit të sigurisë së lartë ndaj rekrutëve që i bashkohen ushtrisë.

Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se duhet shpejtuar miratimi i Ligjit, i cili mundëson kontroll më të plotë ndaj rekrutëve dhe parandalimin e infiltrimit të përkrahësve të të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Në Gjermani, gjatë dy viteve të fundit llogaritet se kanë hyrë rreth 900 mijë emigrantë, kryesisht nga Siria e Iraku, e në mesin e tyre mund të ketë persona të afërt më ISIS-in të cilët janë të interesuar që të bëhen pjesë e Ushtrisë gjermane, për të mësuar mënyrat e përdorimit të armëve, pro edhe të realizojnë më lehtë sulme terroriste.