Në kohët e fundit ka pasur debate nga më të ndryshmet rreth shqiptarëve që jetojnë në Kosovë dhe atyre që jetojnë në kufijtë shtetëror të Shqipërisë.
Duke nisur nga debati për ekzistimin e dy ekipeve të futbollit e deri te promovimi i të ashtuquajturit “kombi kosovar”.
Dhe në urimin e tij për Ditën e Flamurit, 2po2 e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të dëgjojë për debate të këtij lloji.
“Urime Shqiptarë! Debatet Kosovë – Shqipëri dhe anasjelltas, po më bëjnë të vjell”, ka shkruar Besniku në urimin e tij për 104 vjetorin e bërjes së Shqipërisë shtet. /Telegrafi/