Site icon Telegrafi

Në Universitetin e Tetovës u organizua konferencë për efektet e migrimit në ekonomi

,,Efektet ekonomike të proceseve migruese në Ballkanin Perëndimor” ishte tema e konferencës së katërt shkencore ndërkombëtare që u mbajt në Universitetin e Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kjo konferencë u organizua nga Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Administrimit të Biznesit – Kumanovë, i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Biznesit të Universitetit ,,Haxhi Zeka” nga Peja e Republikës së Kosovës.

Ai, më tej shtoi se në rajonin tonë, por edhe më gjerë, dekada e fundit ka vënë në dukje shumë sfida, probleme dhe çështje ekonomike, ndikimi i të cilave për nga ndjeshmëria dhe efektet kalon përtej mjedisit ku ne jetojmë dhe në këtë mënyrë merr përmasa globale.

Prorektori për Financa i Universitetit të Tetovës, Alifeta Selimi, në hapjen e kësaj konference u shpreh se organizimi i një evenimenti të këtillë është tejet i rëndësishëm, nga vetë fakti se trajton çështjet ekonomike dhe problematikët e migrimit.

Rektori i Universitetit ,,Haxhi Zeka”, Fadil Millaku, tha se, organizimi i konferencës së përbashkët mes dy universiteteve është një dëshmi e fortë për bashkëpunimin e ndërsjellë që dy institucionet tona kanë mes veti. ,,Është kënaqësi që të jemi sot këtu si bashkë organizatorë të kësaj konference ndërkombëtare, ku si temë qendrore ka ,,Efektet ekonomike të proceseve migruese në Ballkanin Perëndimor”.

Konferenca punimet i zhvilloi në pesë sesione ku morën pjesë mbi 100 studiues nga vendi, Kosova, Shqipëria, dhe vende të tjera të Evropës dhe Botës./Telegrafi/

Exit mobile version