Në Universitetin e Tetovës i filloi punimet Konferenca IV e organizuar nga Asociacioni i Universiteteve Ballkanike. Tema boshte që trajton kjo konferencë këtë vit është “Bashkëpunimi midis universiteteve dhe bashkëjetesa kulturore – një premisë për një platformë të qëndrueshme në të gjithë Ballkanin”.
Themeluar në vitin 2014, qëllimi kryesor i Asociacionit të Universiteteve Ballkanike që nga krijimi i tij mbetet të përcaktojë një vizion udhëheqës për të ardhmen përmes universiteteve, bibliotekave, qendrave kërkimore në rajonin e Ballkanit duke u bazuar në vlerat e përbashkëta globale.
Në hapjen zyrtare të kësaj konference pikëpamjet e tyre lidhur me temën e konferencës dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes Universiteteve Ballkanike, i shfaqën Rektori i Universitetit të Trakisë, Erhan Tabakoglu, Ivan Ilchev – nga Universiteti i Sofias “St.Kliment Ohridski”, etj./Telegrafi/